Lajmi i fundit

Deklaratë e kryetarit të PD: Vendim i SIAC shton një kat në monumentin e korrupsionit dhe turpit të vendimit për përjashtimin e Sali Berishës

VIDEO/ Ishte kthyer në tmerrin e zonës, banorët duartrokasin arrestimin e hajdutit serial në Lushnje

11:09, 23/05/2024
A+ Aa A-

Në pranga të policisë ka rënë34-vjeçari, Mariglen Gashi, i cili kreu disa vjedhje gjatë 2 javëve të fundit, në fshatin Pluk të Lushnjës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë 2 javëve të fundit, ky shtetas ka vjedhur 1 motomjet, shuma parash, produkte ushqimore dhe celularë, në disa banesa dhe dyqane.  

Videoja e bërë gjatë momentit të arrestimit nga banorët e zonës tregon gëzimin e tyre pasi i dyshuari nuk i kishte lënë të qetë prej kohësh.

NJOFTIMI ZYRTAR

Kreu disa vjedhje, gjatë 2 javëve të fundit, në fshatin Pluk, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për dokumentimin e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje të kryera ditët e fundit, kanë vënë në pranga shtetasin M. G., 34 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë 2 javëve të fundit, ky shtetas ka vjedhur 1 motomjet, shuma parash, produkte ushqimore dhe celularë, në disa banesa dhe dyqane, në fshatin Pluk.  

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 34-vjeçari, i cili është dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco