Lajmi i fundit

Deklaratë e kryetarit të PD: Vendim i SIAC shton një kat në monumentin e korrupsionit dhe turpit të vendimit për përjashtimin e Sali Berishës

210 kg kokainë mes karkalecave/ Shqiptari i arrestuar është biznesmen

210 kg kokainë mes karkalecave/ Shqiptari i arrestuar është biznesmen

10:06, 23/05/2024
A+ Aa A-

Autoritetet greke në portin e Pireut kanë sekuestruar mëngjesin e kësaj të enjteje 210 kg kokainë, të fshehur në një kontejner me karkaleca deti.

Mediat helene raportojnë se kontejneri që kishte ardhur nga Amerika Latine kishte për destinacion final Shqipërinë, ku do të bëhej shpërndarja e lëndës narkotike.

Deri më tani për rastin në fjalë janë arrestuar dy shqiptarë. Njëri prej tyre është edhe kreu i grupit. 

Shqiptari mësohet se njihet me emrin “Andrea” dhe rezulton biznesmen në Shqipëri, pronar dyqanesh me rroba, ndërkohë rezulton pronar edhe i një autobusi turistik.

Ai konsiderohet kreu i grupit që u kap me drogë në 2017, ndërkohë që në atë operacion atëherë u arrestua edhe vëllai i bashkëshortes së tij, sot 40 vjeç. Shqiptari i arrestuar sot është 54 vjeç.

Burime policore greke bëjnë me dije se shtetasi shqiptar i arrestuar sot, rezulton se më parë ka përdorur për të hyrë në Greqi edhe pasaportë serbe, e vërtetuar kjo gjatë hetimeve të vitit 2017. Gjithashtu, me automjetin e këtij shtetasi, në vitin 2008 është arrestuar nga policia turke kunati i tij duke transportuar 22 kg heroinë nga Turqia për në Greqi. Pas daljes nga burgu, kunati i Andreas është arrestuar sërish gjatë operacionit të 2017.

Ndërkohë, burime policore për Protothema konfirmojnë se operacioni po vijon për gjetjen e 100 kilogramëve të tjerë kokainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco