EMRAT/ Gjenden të vdekura 2 gra ukrainase në zonën e 'Selvisë'

EMRAT/ Gjenden të vdekura 2 gra ukrainase në zonën e 'Selvisë'

14:45, 10/05/2024
A+ Aa A-

Dy gra ukrainase janë gjetur të vdekura ditën e sotme në zonën e Selvisë në Tiranë.

Sipas burimeve për SYRI-n, shtetësja Antonina Kozachenko 25-vjeç dhe Anastasia Lopukhovaato 40-vjeç, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, por paraprakisht dyshohet se kanë konsumuar ilaçe me përmbajtje lëndësh narkotike.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe. 
Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco