Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Policia i gjen 15 kg drogë dhe fletoren me emrat e klientëve, arrestohet shqiptari/ Ja si e zbuloi policia

Policia i gjen 15 kg drogë dhe fletoren me emrat e klientëve, arrestohet shqiptari/ Ja si e zbuloi policia

18:50, 05/05/2024
A+ Aa A-

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës në Itali. 

Mediat italiane raportojnë se hetuesit po punojnë për të zbuluar lidhjet e tij dhe origjinën e 15 kilogramëve kokainë të gjetur në shtëpinë ku ai jetonte.

Pas alarmit se kishte rënë zjarr, policia ka hyrë në shtëpi, që ndodhet në Finale Emilia, në provincën e Modenas, ku gjatë kontrolleve kanë gjetur drogën.

Gjithashtu mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar pajisje për përgatitjen e drogës dhe hedhjen më pas në treg, amoniak, qese plastike, peshore si dhe një fletore me emrat e klientëve dhe disa celularë.

Raportohet se gjykatësi e vendosi shqiptarin në arrest shtëpie me një byzylyk elektronik në një shtëpi në provincën e Sienës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco