Katër arrestime në Kadastrën e Tiranës për ndikim mbi zyrtarët dhe korrupsion në zgjedhje

Katër arrestime në Kadastrën e Tiranës për ndikim mbi zyrtarët dhe korrupsion në zgjedhje

09:34, 27/04/2024
A+ Aa A-

Tre persona janë arrestuar në Tiranë dhe një i katërt është dënuar me detyrim paraqitje në një rast ndikimi nga zyrtarëve dhe korrupsioni në zgjedhje të hetuar nga SPAK. Arrestimet janë bërë në Kadastrën e Tiranës. 

Katër personat, meshkuj të moshave nga 46 deri në 62 vjeç, janë akuzuar për kanosje për shkak të detyrës. Operacioni

i koduar “Ndikimi” u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisië Kriminale, në drejtimin e SPAK-ut.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi masën e sigurisë ndaj shtetasve të mëposhtëm:

Dritan Stoka, kryeplak i Saukut, 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

Agim Osmani, 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

Alqi Hajdini, 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;

Y. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco