SYRI TV/ Dënohen me nga 9 vite 7 shtetas italianë, fshehën 5.7 mln euro me anë të call centerave

17:33, 19/04/2024
A+ Aa A-

75 vite burgim në total ka dhënë gjykata e Tiranës për 8 anëtarët e një grupi që kreyn mashtrime kompjuterike duke fshehur një vlerë prej më shumë se 5.7 milion eurosh.

Të gjithë shtetasit e dënuar janë italianë dhe për disa prej tyre ndëshkimi u dha në mungesë.

Ndërkohë në gjykim kanë shkuar pjesa tjetër e grupit e përbërë kryesisht nga shqiptatarë.

SYRI TV

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka dënuar në total me 75 vite burg 8 shtetas italianë, përkatësisht 9 të opandehur janë dënuar secili me nga 9 vite dhe një shtetase me 3 vite heqje lirie. Shumica e tyre u hetuan, gjykuan dhe dënuan në mungesë pasi ende nuk janë kapur

 

Ata akuzohen se fshehën 5.7 milionë euro me anë të 15 subjekteve Call Center, teksa edhe këto të fundit me vendim të gjykatës iu është mbyllur aktiviteti.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se një grup shtetasish shqiptarë dhe italianë kanë kryer veprat penale të ‘Mashtrimit kompjuterik’ dhe ‘Fshehjes së të ardhurave’.

Anëtarët e këtij grupi nuk deklaruan shumën prej 5.799.010 euro.

Në llogaritë bankare të 15 subjekteve Call Center u transferuan shuma të konsiderueshme parash të cilat më pas u tërhoqën Cash duke iu fshehu destinacioni përfundimtar. Ndërsa administratorët e këtyre subjekteve kanë qarkulluar para të cilat nuk janë deklaruar në organet tatimore.

Pjesë e kësaj skeme ishin edhe katër shqiptarë të cilët janë dërguar në gjykim e përkatësisht shtetasit Armand Luga, Lorenc Skënderasi, Fjorel Luga e Ismail Mici

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco