Pamjet e aksidentit tragjik në Pogradec/ Shoferi i Benz-it ishte i përgjumur

10:22, 29/04/2024
A+ Aa A-

Këto janë pamjet e aksidentit tragjik në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ku humbi jetën 80-vjeçari Fillim Zeka.

Siç shihet në pamje, “Benz-i”, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentit, është i kthyer përmbys në mes të rrugës.

Ndërsa mjeti tip “Citroen” ku udhëtonte viktima është shkatërruar totalisht si pasojë e përplasjes.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë ka shkaktuar vdekjen e 80 vjeçarit Fillim Zeka, i ndodhur në sediljen e parë të pasagjerit si dhe plagosjen e drejtuesit të mjetit “Citroen”

Për policinë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin nga pagjumësia. Në kushtet kur ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara, ai nuk i ka lënë mundësi manovrimi drejtuesit të mjetit tjetër.

Policia ka shoqëruar në komisariatin e Pogradecit drejtuesin e mjetit tip “Benz”, Dritan Yzellari, për të sqaruar më tej rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco