VIDEO SYRI TV/ 'Sheiku' Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales me 22 dyqane, vila e 10 apartamente

17:44, 14/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e pasurive përrallore të Ish Shefit të Operacionales, Oltion Bistri. Ish zyrtari i policisë kishte vendosur një pasuri të cilat e kalojnë shifrën 3.1 milionë eurove. Pasurit janë të regjistruara në emër të Oltion Bistrti dhe familjarëve të tij, ku përfshihen dhjetëra dyqane, disa apartamente e vila si dhe makina luksoze. Oltion Bistri është arrestuar në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’, ku zbërthimi i aplikacioneve Encro Chat dhe SKY ECC zbuloi rrjetin e anëtarëve të grupit kriminal, ku përfshihej edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka e ish-prokurori Xhevahir Lita.

Nga SYRI TV

Janë vënë në sekustro dhjetëra pasuri të cilat rezultojnë që janë në pronësi të ish shefit të operacionales Oltion Bistri dhe familjarëve të tij. Pronat e zyrtarit të policisë janë vënë në sekuestro me kërkesë të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Në total, pasurisë që i është sekuestruar Bistrit dhe familjarëve të tij kap vlerën 3.091.519 Euro. Bëhet fjalë për 22 dyqane e 10 apartamente të gjitha me vendndodhje në Tiranë. Po ashtu Bistrit i është sekuestruar një vilë luksozë në një rezidencë në Tiranë me pamje nga Parku i Madh i Liqenit.

Po ashtu është sekuestruar një truall me sipërfaqe 200 m2 në rrugën e ‘Kosovarëve’ në Tiranë, garazh me sipërfaqe 87.8 m2 në Selitë dhe një ‘Range Rover Sport’, vit prodhimi 2012.

22-Njësi (dyqane/ambiente biznesi)

10-Apartamente në zonat më shtrenjta në Tiranë

1-Vilë, në rezidencën ‘Green Valley’, Tiranë

1-Truall, 200 m2, në ‘Rrugën e Kosovarëve’, Tiranë

1- Garazh

1-Automjet tip Rango Rover viti 2012

Të gjitha pasuritë e mësipërme janë marrë në administrim nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco