E rëndë në Elbasan! Vdes punonjësi i bashkisë pasi u rrëzua nga vinçi

E rëndë në Elbasan! Vdes punonjësi i bashkisë pasi u rrëzua nga vinçi

17:21, 19/04/2024
A+ Aa A-

Një punonjës i bashkisë së Elbasanit ka humbur jetën pasi u rrëzua nga një vinç gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në lagjen ‘5 Maji’ të Elbasanit.

‘Rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen ‘5 Maji’, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 56-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve’, njoftoi më herët policia.

Punonjësi me iniciale E. B., 56 vjeç u dërgua në spital, por humbi jetën më vonë për shkak të dëmtimeve.

‘Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e sotme, ju informojmë se, shtetasi E.B, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Elbasan, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën në spital.  Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes’, deklaroi Policia e Elbasanit në një njoftim të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco