VIDEO-SYRI TV/ 'Plumbi i Artë', SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares, është kushërirë e avokatit

VIDEO-SYRI TV/ 'Plumbi i Artë', SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares, është kushërirë e avokatit

17:03, 19/04/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme kërkon përjashtimin e gjyqtares së ardhur nga rrethet Entela Shedula nga gjykimi i dosjes  ‘Plumbi i Artë’ me të pandehur Nuredin Dumanin dhe disa të arrestuarve të tjerë. Pasi u rrëzua dy herë kërkesa e avokatit të Gentian Sharrës që rezulton në konflikt interesi me Shedulën pasi e kishte kushërirë, GJKKO dy herë doli me vendim të pazakontë duke përjashtuar mbrojtësin ligjor të zgjedhur prej të pandehurit. SPAK arsyeton në kërkesën e saj se në këtë situatë, i duhet dhënë përparësi mbrojtjes.

Nga SYRI TV

Dosja për grupin kriminal e ashtuquajtur ‘Plumbi i Artë’, me Nuredin Dumanin dhe 20 të pandehur të tjerë ka ngecur në GJKKO që pa nisur ende gjykimi në themel. Në kushtet e rrëzimit dy herë të kërkesës së një prej avokatëve për përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula, pasi ka konflikt interesi për shkak se janë kushërinj, vjen edhe qëndrimi i SPAK.

Prokurori Behar Dibra kërkoi para trupës gjykuese 3 anëtarëshe, përjashtimin e gjyqtares Shedula nga gjykimi i çështjes, për të zgjidhur kështu konfliktin e interesit mes saj dhe avokatit Sokol Hazizaj që mbron Gentian Sharrën.

Hazizaj ka deklaruar në gjykatës që ai është i zgjedhuri i Sharrës para se shorti të caktonte gjyqtaren Entela Shedula si pjesë e trupës gjykuese, duke mos pranuar kështu kërkesën e pazakontë të gjykatës për përjashtim avokati nga mbrojtja, gjë që çoi për rreth 2 muaj në ngërç gjykimin.

Edhe gjyqtarja Shedula ka pranuar në gjykatës lidhjen familjare me avokatin, por i sugjeronte kushëririt të saj të hiqte ai dorë nga mbrojtja. SPAK vlerëson që në këtë situatë duhet ti jepet përparësi avokatit të zgjedhur nga vetë i pandehuri.

Gjykata do të dalë me një vendimmarrje mbi këtë kërkesë në datën 10 maj. Entela Shedula që vjen nga gjykatat me Juridiksion të Përgjithshëm të rretheve u bë pjesë e trupës pas ezaurimit të gjyqtarëve të posaçëm.

‘Plumbi i Artë’, zbardhi dhjetëra ngjarje kriminale pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, Skerdi Tases dhe Henrik Hoxhajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco