‘Tentohet pengmarrja e funksionarit të policisë’/ Gazetari: Nuk e çlirojnë dot Shkodrën pushtuesit e saj

‘Tentohet pengmarrja e funksionarit të policisë’/ Gazetari: Nuk e çlirojnë dot Shkodrën pushtuesit e saj

15:14, 29/03/2024
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me një tentativë pengmarrje të një zyrtar të lartë të Drejtorisë së Policisë Vendore në Shkodër.

Sipas Çollakut, thirrjes për ndihmë iu përgjigjën forcat speciale, por funksionari arriti të shpëtojë individualisht.

‘Por asnjë i shoqëruar dhe arrestuar. Ministria mban shënime…Nuk e çlirojnë dot Shkodrën pushtuesit e saj…’, shkruan Çollaku në Facebook.

Postimi i plotë:

Tentohet pengmarrja e funksionarit të policisë në Shkodër

Tre katër ditë më parë në Shkodër një zyrtar i lartë i Drejtorisë së Policisë Vendore është tentuar të merret peng nga bandat e qytetit. Thirrjes për ndihmë iu përgjigjën forcat speciale. Por funksionari arriti të shpëtojë individualisht. Erdhën dhe RENEA nga Tirana.

Por asnjë i shoqëruar dhe arrestuar.

Ministria mban shënime…

Nuk e çlirojnë dot Shkodrën pushtuesit e saj…

Makinat e blinduara çblindojnë policinë dhe Ministrinë…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco