Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

SYRI TV/ Mirditë, muralja nacionaliste me madhe në Evropë, do përjetësohen figurat e rëndësishme kombëtare

11:50, 29/03/2024
A+ Aa A-

Artisti i njohur i muraleve Bledar Cakalli ka zgjedhur Mirditën për të realizuar nje prej muraleve nacionaliste me sipërfaqen më të madhe në Ballkan. Gjergj Kastrioti, At Gjergj Fishta, Nëne Tereza Abat Prend Doçi,  ish Komandanti I Koshares me origjinë Agim Ramadan Adem Jashari  dhe heronjtë të tjerë pritet të përjetësohen në këtë vepër arti.

Syri tv

Gjergj Kastrioti, At Gjergj Fishta, Nëne Tereza Abat Prend Doçi,  ish Komandanti I Koshares me origjinë nga Mirdita Agim Ramadan Adem Jashari  dhe heronj të tjerë të kombit do të përjetësohen në një murale gjigante në Rubik të Mirditës përgjatë rrugës së kombit.

Kjo vepër arti, që pritet të jetë ndër muralet nacionaliste me sipërfaqen më të madhe në Evropë por realizohet  nga artisti I njohur i muraleve nacionaliste nga Dibra, Bledar Çakalli, të cilin  e gjetëm duke punuar mbi flamurin kombëtar që do të jetë në qendër të murales.

Kultivimi  I atdhedashurisë tek brezi I ri është misioni kryesor I këtyre punimeve që kanë mbushur rrugët e mbarë trojeve shqiptare

Për Bledar Çakallin, pozitive është mbështetja që merr nga shqiptarët e të gjitha trojeve të vendit, po ai nuk  ngurron të bëjë thirrje për mbështetje  dhe për donacione për të çuar përpara projektin për vendosjen e muraleve patriotike në rrugët e vendit dhe për ti kthyer ato në destinacione turistike.

Cakalli thotë se për realizimin e figurat kombëtare përmes pikturave Murale në Mirditë, ka gjetur mbështetjen e madhe te banoreve Mirditorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco