SYRI TV/ Elvis Roshi do hetohet nga SPAK, edhe Çipa paraqitet në Prokurorinë Speciale

16:50, 28/03/2024
A+ Aa A-

Dosja e ish Kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, i akuzuar për shpërdorim detyre do ti kalojë për hetim Prokurorisë së Posaçme.

Ky vendim është marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Gjykatës së Durrësit për pushimin e procedimit penal ndaj ish-kryebashkiakut të PS.

Bëhet fjalë për një çështje të nisur pas kallëzimit të KLSH, mbi auditimin e kryer gjatë Janarit të 2013- 2014, kur bashkia e Kavajës, drejtohej nga Elvis Roshi.

Në këtë auditim, u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë në buxhetin e shtetit.

Stefan Cipa ish zv Ministër i Brendshëm që në herët ka mbajtur edhe postin e Kreut të Bashkisë Sarandë këtë të ejnte është paraqitur në SPAK.

Nuk ka ende informacion nëse për arsyet e thirrjes së Cipës në SPAK, teksa mund të jetë thirrrur si zyrtar që ka dijeni për çështjen e inceneratoreve.

Ndërkohë këtë të enjte është liruar nga qelia  ish kryebashkiaku i Fushë Arrëzit Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre.

Tuci ka shlyer dënimin e 1 vit e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim, ndaj GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit.

234 milionë lekë të vjetra është dëmi i përllogaritur nga SPAK në buxhetin e shtetit për të cilin Tuci dhe dy të tjerët u shpallën fajtor, lidhur me shpyllëzimin e një zone për hapjen e një rrugë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco