Elbasan, ‘rikthehet’ vrasja e Pjerin Xhuvanit, ekspertët rindërtojnë skenën e ngjarjes

16:52, 27/03/2024
A+ Aa A-

Vrasja e Pjerin Xhuvanit rikthehet sërish në vëmendje të drejtësisë.

Pas tre vjetësh, ekspertë të kriminalistikës janë rikthyer në vendin e ngjarjes në Elbasan për të rindërtuar skenën se si u vra ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. 

Ekspertët kanë rrethuar zonën si një vend krimi dhe kanë nisur vendosjen e piketave, ku kanë bërë matjet nga vendi ku u vra Xhuvani si dhe nga vendndodhja ku ka qëlluar Arbër Paplekaj, i cili akuzohet si autori i vrasjes se eksponentit të partisë socialiste.

Vendimi për këtë riekspretim erdhi pas vendimit të Gjykatës se Apelit. Ky i fundit mori këtë vendim pas kërkesës së Paplekaj për rikualifikim të veprës penale, nga vrasje me dashje në vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike.

Këtu është vendi ku dyshohet se ka qenë Arber Palekaj, i cili pretendon se gjatë përplasjes me arme zjarri ai ka qëlluar vetëm me shtatë plumba në kushtet e vetëmbrojtjes.

Por në rindërtimin e skemës së vrasjes ekspertët duhet të përcakohet edhe drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes.

Ndërkohë në këtë pozicion është gjetur trupi i pa jetë i Pjerin Xhuvanit. Ekspertët e kanë ribërë skenen e krimi duke bërë matjet nga vendi ku u vra Xhuvani si dhe nga vendndodhja ku ka qëlluar Arber Paplekaj, i cili akuzohet si autori i vrasjes se eksponetit te partisë Socialiste.

Ndërsa në këtë zonë dyshohet se kanë qenë personat të tjerë të cilët pretendohet se ata kanë qenë të parë që kanë nisur të qëllojnë me armë dhe se Paplekaj ka deklaruar se është vetëmbrojtur prandaj ka qëlluar me armë.

Ish- oficeri i Renea-s  është i vetmi person që po përballet me drejtësinë lidhur me ngjarjen, edhe pse është deklaruar se ka pasur një deformim të ngjarjes dhe përpjekje për të fshehur episode të saj, duke mos kryer një hetim të plotë.

Ndërkohë që u dënuan me 1 vit shërbim prove dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.

Po ashtu dënim me nga 16 muaj shërbim prove u vendos edhe për 6 efektivët e “Shqiponjave” Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. Kjo është hera e dytë që u rindërtua ngjarja. Më herët, Prokuroria e Elbasanit rindërtoi ngjarjen në korrik të vitit 2022, por që duket se ka lënë dyshime mbi konkluzionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco