Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Luftë me zjarrin në Tapizë të Krujës, digjet magazina, shpëtohet banesa

Luftë me zjarrin në Tapizë të Krujës, digjet magazina, shpëtohet banesa

08:24, 26/03/2024
A+ Aa A-

Një vatër zjarri e rënë në një magazinë ngjitur ka rrezikuar seriozisht banesën e Sali Afmatajt në fshatin Tapizë të Krujës mbrëmë rreth mesnatës.

Zjarri ka përfshirë të gjithë magazinën dhe për pasojë janë djegur materiale të ndryshme dhe bazë ushqimore për blegtorinë, por fatmirësisht ndërhyrja në kohë rekord e zjarrfikëses ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve të cilat kërcënonin banesën ngjitur ku jeton familja Afmataj.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shkak i zjarrit sipas zjarrfikëses dyshohet luhatjet e energjisë elektrike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco