Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Çfarë ndodhi në Berat brenda picerisë? Rrihet kafshërisht me grushta, shkelma dhe karrige kamerieri 17-vjeçar

Çfarë ndodhi në Berat brenda picerisë? Rrihet kafshërisht me grushta, shkelma dhe karrige kamerieri 17-vjeçar

08:10, 26/03/2024
A+ Aa A-

Një kamerier, 17 vjeç është rrahur brutalisht në ambientet e tij të punës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:45 minuta, në një piceri në qendër të qytetit të Beratit. Sipas burimeve policore në vendngjarje, 5 shtetas kanë rrahur të riun me grushta, shkelma e karrige, duke i shkaktuar plagë të shumta.

Ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti dhe autorët e ngjarjes, pasi pas sherrit shumica e klientëve u larguan me vrap. BalkanWeb raporton se deri më tani në polici janë shoqëruar rreth 12 shtetas, mes tyre 5 dyshuarit si autorë të ngjarjes, menaxheri i biznesit dhe disa klientë, që do të pyeten në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se për zbardhjen e ngjarjes janë sekuestruar nga policia edhe kamerat e sigurisë, nëpërmjet të cilave do të hidhet dritë mbi identitetin e saktë të autorëve. I plagosuri me inicialet B.D., është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Berat/Informacion paraprak 

Gjatë natës, në lagjen "22 Tetori", Berat, pranë një picerie, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit R. Q., 16 vjeç G. Q., 16 vjeç, (vëllezër) dhe I.B., 16 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin B. D., 17 vjeç, i cili punonte në këtë piceri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit R. Q,. G. Q dhe I.B., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco