Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Digjet banesa e dëmtuar nga tërmeti/ Shpëtojnë të moshuarit: U detyruam të jetojmë aty sepse çadra u prish

Digjet banesa e dëmtuar nga tërmeti/ Shpëtojnë të moshuarit: U detyruam të jetojmë aty sepse çadra u prish

10:17, 25/03/2024
A+ Aa A-

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në fshatin Shkopet në afërsi të Hidrocentralit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 2 të natës teksa çifti i të moshuarve Gjergj e Dile Kola ndodheshin në gjumë.

Ka qenë kjo e fundit që ka konstatuar zjarrin teksa është çuar për të parë ilaçet dhe ka konstatuar flakët dhe menjëherë ka lajmëruar bashkëshortin dhe kanë dalë jashtë.

Ata janë munduar të shuajnë flakët me mjete rrethanore, ndërsa kanë lajmëruar edhe shërbimin zjarrfikës. E zonja e shtëpisë Dile Kola tha se zjarrfikësja ka shkuar me vonesë, ndërsa shprehet se natën e kanë kaluar jashtë.

Nga ana tjetër Dile Kola thotë se banesa e saj ka qenë e pabanueshme që nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, por nuk kanë pasur strehim pasi çadra e dërguar më shumë se 4 vite më parë është prishur e gjitha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco