Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Policia aksion kundër përdorimit të celularit në timon, vendosen 1512 gjoba

Policia aksion kundër përdorimit të celularit në timon, vendosen 1512 gjoba

09:42, 25/03/2024
A+ Aa A-

Policia Rrugore  njofton se ka ndërmarrë një aksion në mbarë vendin për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Plani operacional “ROADPOL”, ka ndëshkuar gjithashtu dhe personat që janë kapur duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia bën me dije se gjatë javës që lamë pas, janë evidentuar dhe ndëshkuar 1512 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe 6364 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Masa administrative janë marrë edhe për mosvënien e rripit të sigurimit. 30 drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtimin e makinës në gjendje të dehur.

“Gjithashtu, janë vendosur 22 500 masa administrative, për parakalime të gabuara, për mosvendosje të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve apo të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.

Po nga monitorimet janë evidentuar dhe arrestuar 30 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi;

-janë pezulluar 74 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit.

Policia Rrugore do të intensifikojë monitorimet, duke përdorur mjetet inteligjente Poliscan, radarët automatikë dhe gjithë bazën logjistike që ka në dispozicion.

Policia apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco