Vrau babanë/ Policia dyshon se vajza 19-vjeçare nuk ka vepruar e vetme

09:42, 23/02/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rendë ka ndodhur në Durrës pasi një 19-vjeçare, Hygerta Meta është arrestuar dhe dyshohet se ka vrarë babanë e saj Pëllumb Meta, të cilin më pas e ka varrosur në kasollen e lopës.

Ndërkohë policia ka shumë pikëpyetje për të vërtetën e kësaj ngjarje, pasi arma e krimit ende nuk është gjetur.

Dyshimet janë se mund të ketë edhe persona të tjerë të implikuar në krim kjo duke u nisur nga dinamika e ngjarjes e cila ende ka pika të dyshimta.

Vajza ka thënë se ka qenë ajo që e ka çuar makinën e babait në sektorin Rinia.

Hetimet për gjetjen e 50-vjeçarit kanë nisur pasi kallëzimit të djalit se babai ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer policia u vu në lëvizje.

Vrasja ka ndodhur më 13 shkurt. Gjatë hetimeve agjentët gjetën makinën e tij në sektorin Rinia të braktisur. Këtu nisën dhe dyshimet e para për fatin e burrit.

Disa familjarë janë marrë në pyetje, deri kur vajza ka pranuar autorësinë e krimit. Ajo ka deklaruar se e ka vrarë të atin, e kishte lidhur, mbështjellë dhe varrosur të kasollja e lopës.

Ka qenë 19-vjeçarja Hygerta Meta që ia tregoi policisë vendin se ku gjendej babai i vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco