SYRI TV/ Nis vjelja e kastravecit në Roskovec, fermerët: Me pakicë trangulli 180 lekë/kg

13:08, 07/02/2024
A+ Aa A-

Kur kanë nisur të vjelin prodhimet e para të vitit, fermerët që kultivojnë kastravec në fshatrat e Roskovecit, akuzojnë grumbulluesit për abuzim me çmimet. Sipas fermerëve, kastraveci po blihet nga grumbulluesit me 40 lekë për kg, ndërsa në tregjet e pakicës shitet me 180 lekë për kg.

Sipas fermerëve, grumbulluesit po mbledhin kastravecin me 40 deri në 50 lekë për kg, ndërkohë që në tregje ai shitet deri në 180 lekë për kg.

Prodhimi është i bollshëm por cmimi aspak i leverdishëm thonë fermerët duke patur parasysh kostot e larta të prodhimit.

Përballë kësaj situate fermerët  apelojnë njëzëri për ndërhyrje nga institucionet përgjegjse ndërkohë që luhatjet e çmimeve të vendosura nga tregtarët e pikave të grumbullimit e cilësojnë abuzim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco