70% rasteve të trafikimit janë të mitur, propozohet një plan kundër këtij fenomeni

70% rasteve të trafikimit janë të mitur, propozohet një plan kundër këtij fenomeni

20:15, 06/02/2024
A+ Aa A-

Gjatë një viti, 70% e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore të identifikuara në Shqipëri janë të mitur. Të dhënat zyrtare të siguruara nga Tv Klan bëjnë me dije se rastet e regjistruara janë emigrantë të parregullt të kapur në kufi.

Trafikimi i personave vijon të mbetet një fenomen shqetësues jo vetëm për vendet e rajonit si dhe vendet e BE-së, por edhe për Shqipërinë. Për këtë arsye Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim një draft ndryshimesh ligjore për të luftuar këtë fenomen.

Në relacion thuhet se Plani Kombëtar i Veprimit, i propozuar për miratim, identifikon faktorët vendimtarë që qëndrojnë në themel të trafikimit, si dhe grupet më të prekura të shoqërisë, si: fëmijët, vajzat, gratë dhe komunitetet etnike rome e egjiptiane.

Edhe Komisioni Evropian në kuadër të procesit “screening” mbi Kapitullin 24, rekomandon rritjen e përpjekjeve kundër trafikimit, duke u fokusuar veçanërisht në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve dhe krijimin e një “track-record” mbi numrin e dënimeve përfundimtare për trafikim të qenieve njerëzore.

Kufiri i gjelbër nga Kapshtica dhe Kakavija mbeten dy nga rrugët më të përdorura nga emigrantët e paligjshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco