SYRI TV/ Po shkëmbenin 16 kg hashash, 4 në pranga. Operacioni, në garazhin e qendrës tregtare

15:26, 31/01/2024
A+ Aa A-

Katër trafikantë drogë janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, teksa kanë qenë duke shkëmbyer një sasi kanabis sativa. Sipas policisë mësohet se arrestimet janë bërë në garazhin e një qendre tregtare ku shitësi po i jepte mallin prej 16 kilograme kanabis blerësve.

Demokrat Dylgjeri 32 vjeç, Haziz Zylfa 23 vjeç, Vladimir Kani, 23 vjeç, dhe Hyxhers Mete, 23 vjeç të cilësuar nga policia si persona me rrezikshmëri të lartë janë arrestuar.

Gjatë prangosjes ata nuk kanë bërë rezistence, teksa policia ka gjetur ne makinë edhe sasinë e lëndës narkotike e cila ishte në thasë te zinj. Sipas burimeve antidroga e Tiranës ka zhvilluar hetime për të paktën 5 muaj ku ka arritur që të gjejë prova dhe të organizojë operacionin për arrestimin e 4 personave me rrezikshmëri të lartë.

 Të arrestuarit janë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë ku prej kohësh bashkëpunonin me njëri tjetrin për drogerat e forta dhe të lehta. Vladimir Kani dyshohet se ishte pronar i sasisë së lëndës narkotike që u kap në makinën e tij Audi A3, ndërsa 3 personat e tjerë, Demokrat Dylgjeri, Haziz Zylfa dhe Hyxhers Mete ishin blerës, që më pas do e shisnin në grupe të tjera. Sipas burimeve nga këto shkëmbime furnizoheshin me lëndë narkotike edhe grupe të tjera kriminale.

Përveç 16. 2 kg kanabis  policia ka sekuestruar  90 gram Kokainë, një sasi parash dhe 5 aparate celularë të cilët do të zbërthehen për të rënë në gjurmët e anëtarëve të tjerë të grupeve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco