Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Rënia e skeles nga lartësia, zbardhen detaje nga hetimet

Rënia e skeles nga lartësia, zbardhen detaje nga hetimet

17:29, 30/01/2024
A+ Aa A-

Zbardhen detaje nga hetimet në lidhje me rënien e skelës në një ndërtim në Tiranë, në zonën e ish-Nshrakut.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije, se elementët e skelës që ranë nga lartësia, ishin duke u montuar nga firma nënkontraktore, që ishte pajtuar për këtë punë.

Pas shoqërimit në polici të nënkontraktorit, punëtorit të tij dhe inxhinierit të shoqerisë, si dhe inspektimeve në kantier, është mundësuar edhe zbardhja e plotë e këtij aksidenti.

Ngjarja mësohet se ka ardhur si pasojë e një aksidenti gjatë punimeve, por instancat ligjzbatuese kanë konstatuar se kantieri i ndërtimit plotësonte të gjitha kushtet tekniko-ligjore sipas ligjeve të ndërtimit, ligjeve për shëndetin dhe sigurinë në punë.

Nga ky aksident u janë shkaktuar dëmtime të lehta dy kalimtarëve të rastit.

Të dy kalimtarët mësohet janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe kanë lënë ambientet e spitalit prej disa ditësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco