E rëndë në Itali, 53-vjeçari shqiptar bie nga lartësia dhe vdes në ditën e parë të punës

E rëndë në Itali, 53-vjeçari shqiptar bie nga lartësia dhe vdes në ditën e parë të punës

10:54, 23/01/2024
A+ Aa A-

Një shqiptar 53-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Bareggio, në Milano të Italisë, pasi ka rënë nga një lartësi prej 7 metrash. Ngjarja ndodhi në një ndërtese të një kompanie zdrukthëtarie, pak pas orës 7 të mëngjesit të sotëm.

Fillimisht, dyshohet se ka qenë një aksident në punë, pasi besohet se ka rënë për shkak të një parapeti të dëmtuar. Por sërish ngelet jo plotësisht e qartë arsyeja e rënies së tij nga lartësia.

Por tragjedia ka ndodhur jashtë orarit të punës, në ditën e parë të saj, ka shkaktuar dyshime se nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë vetëvrarë. Sipas mediave italiane, 53-vjeçari ishte i divorcuar dhe mesa duket i ka kaluar netët në kantier për arsye familjare.

Në kantier janë gjetur edhe veshjet dhe sendet e tij personale, një tjetër detaj që vërteton hipotezën se ai ka fjetur aty. Karabinierët e kompanisë Abbiategrasso dhe inspektorët e ATS po hetojnë çështjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco