Plagosi ish-të dashurin, 18-vjeçarja zbuloi se e tradhtonte kur ishin bashkë

Plagosi ish-të dashurin, 18-vjeçarja zbuloi se e tradhtonte kur ishin bashkë

10:39, 09/01/2024
A+ Aa A-

Një 18-vjeçare nga Tirana është vënë në prangat e policisë pasi ka plagosur me thikë ish të dashurinë e saj.

Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie në zonën e Yzberishtit, ku Isela Duda pretendon se ish i dashuri e ka tradhtuar gjatë kur kanë qenë të lidhur së bashku, raporton TCH.

I riu përfundoi në spital për shkak të plagës së marrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco