Zjarri që tronditi Lushnjen u shkaktua nga një shkëndijë/ Lokali prej druri ndihmoi flakët

19:07, 25/12/2023
A+ Aa A-

Të paktën 25 persona kanë përfunduar në spital për shkak të zjarrit që ra në një qendër tregtare në qytetin e Lushnjes.

Mes personave të shtruar në spital, të cilët kanë probleme me frymëmarrjen, ka edhe fëmijë.

Ndërkohë, në qendrën tregtare kanë mbërritur edhe forcat e specializuara për ndërhyrjet në rastet e emergjencave civile, për të bërë kontrollin e mejdisit ku ende nuk është konfirmuar nëse ka ende persona të bllokuar brenda apo jo.

Zjarri ka rënë fillimisht në një dyqan këpucësh në katin e tretë të qendrës tregtare dhe më pas është përhapur në gjithë qendrën, ndërsa tymi ka përfshirë të gjithë pallatin 12-katësh.

Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë në një kondicioner në dyqanin ku mendohet se nisi zjarri.

Një lokal i cili ndodhej në katin e tretë të këtij pallati 12-katësh ka qenë i gjithi prej druri, çka dyshohet se ka përhapur edhe më shumë dhe më shpejt zjarrin në gjithë qendrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco