Zjarri në Lushnje, shpëtohen dy 18-vjeçarët

Zjarri në Lushnje, shpëtohen dy 18-vjeçarët

17:53, 25/12/2023
A+ Aa A-

Autoritetet kanë mundur që të shpëtojnë dy 18-vjeçarët që ishin të bllokuar në katin e shtatë pasi në një qendër tregtare në Lushnje shpërtheu një zjarr i fuqishëm.

Ata janë në gjendje të stabilizuar, por me probleme në frymëmarrje për shkak të kohës së gjatë që kanë kaluar në tym.

“Në fakt dy 18-vjeçarët ka disa minuta që janë nxjerrë nga kati ku ishin izoluar, nga kati i shtatë.

Madje dy kullat tashmë po kontrollohen. Janë në gjendje të mirë, të stabilizuar, por me probleme në frymëmarrje për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit në tym. Atje ku ata kanë qenë prej disa orësh”, raporton Tv Klan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco