Tragjedi në ditën e Krishtlindjes, biznesmeni shqiptar e gruaja e tij gjenden të pajetë

Tragjedi në ditën e Krishtlindjes, biznesmeni shqiptar e gruaja e tij gjenden të pajetë

17:37, 25/12/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Kosovë. Pronari i një biznesi uji në qytetin e Junikut, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për mediat kosovare se, dyshohet se shkaktar i vdekjes është rryma elektrike.

“Rreth orës 11:30 stacioni policor në Junik është njoftuar se në bjeshkët e Junikut kanë vdekur burrë dhe grua. Në vend të ngjarjes kanë dalë komandanti dhe policët e stacionit në Junik. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i qendrës së mjekësisë familjare”, tha Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco