Zjarri në qendrën tregtare/ Vijon evakuimi, mbeten ende disa persona në pallatin 12 katësh pa u nxjerrë nga forcat zjarrëfikëse

Zjarri në qendrën tregtare/ Vijon evakuimi, mbeten ende disa persona në pallatin 12 katësh pa u nxjerrë nga forcat zjarrëfikëse

16:06, 25/12/2023
A+ Aa A-

Situata është tepër serioze në pallatin 12 katësh në Lushnje, ku katet e para shërbejnë si qendër tregtare, dhe katet e tjera si banesa.

Gazetari i Syrit, Marius Muzaka, bën me dije se janë evakuuar pjesa më e madhe e banorëve dhe qytetarëve që ndodheshin në qendër, por dyshohet se ka disa persona që kanë mbetur të bllokuar.

Mësohet se në katër hyrje ka ende persona brenda. Sipas dëshmive thuhet se disa prej këtyre personave nuk po përgjigjen ne telefona, çka shton frikën për asfiksim dhe bllokim në ambientet e shtëpisë.

Ndërkohë zjarrfikëset e kanë pasur të vështirë të ndërhyjnë për shkak të pallateve që janë shumë pranë njëri tjetrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco