Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Ekskluzive: Me gomone drejt Anglisë, historia e të riut që u nis drejt 'tokës së premtuar'

10:12, 21/12/2023
A+ Aa A-

Emigracioni i paligjshëm është një nga problemet shqetësuese për qeverinë britanike.

Të shumta kanë qenë thirrjet e politikanëve britanikë për personat që zgjedhin këtë rrugë për të kaluar kanalin e Suezit dhe të prekin brigjet britanike, të mos rrezikojnë jetën për shkak të rreziqeve që përmban udhëtimi me gomone.

Edhe mediat britanike shpesh kanë bërë hulumtime dhe kanë publikuar histori të emigrantëve të paligjshëm, sidomos nga Shqipëria që rrezikojnë jetën për një të ardhme më të mirë në Britani.

I prezantuar me pseudonimin Marjo në një intervistë ekskluzive për ‘Kafe Shqeto’, i riu nga Shqipëria është shprehur se emigrantët zgjedhin të udhëtojnë drejt Britanisë pasi perceptohet si vend i pasur dhe se mund të fitohen shuma të mëdha parash, por në të vërtetë nuk ndodh kështu.

“Për dy vite këtu kam bërë 5 mijë paund, të cilat mund t’i bëja dhe atje duke punuar si lavazhier. Asgjë nuk është ashtu siç na patën premtuar”-u shpreh ai.

Intervista e plotë:

Marjo: Tre vite më parë kam parë një njoftim në Tik-Tok dhe kam kontaktuar me to, më thanë një çmim rreth 5 mijë paund. Nga Shqipëria nuk e kam marrë rrugën direkt e për në Francë, por kam vajtur fillimisht në Greqi. Kur kam arritur në Angli, kam shkuar në kamp fillimisht.

Ola: Cila ka qenë arsyeja kryesore që e more një hap të tillë?

Marjo: Arsyet dihen, ekonomia dhe papunësia.

Flavio: Mendoje se po të shkoje atje do kishe një pagë më të lartë?

Marjo: Kështu shpresoja, kështu na kishin thënë para se të niseshim.

Flavio: Kalimin deri atje e bëre me 'gomonet e fatit', si ishte ai kalimi?

Marjo: Sapo zbritëm në Paris kemi marrë një taxi për atje, pastaj kemi arritur në kamp ku na ka dalë para vetëm personi që pata kontaktuar në Tik-Tok. A ty ka pasur shumë familjarë të tjerë dhe ne qëndruam aty për afro 10-ditë.

Gjatë këtyre 10 ditëve ka pasur shumë histori dhe te njëra kam qenë dhe vetë prezent sepse ka pasur edhe zënka mes trafikantëve dhe të rinjve që janë larguar drejt Britanisë.  Ka pasur dhe vrasje mes trafikantëve, por autoritetet franceze nuk e kanë trajtuar si çështje sepse nuk ju ka interesuar.

Flavio: A ka pasur shumë persona që kanë udhëtuar bashkë me ju?

Marjo: Aty në gomone kishim fëmijë të vegjël, kishin nga të gjithë qytete e Shqipërisë: Hasi, Kukësi Burreli etj.

Flavio: Sa ka kushtuar i gjithë ky ‘eskursion’ nga Shqipëria drejt Britanisë?

Marjo: E gjitha kjo ka kushtuar rreth 5 mijë paund, dhe këto lekë i nxorra për rreth dy vite. Për momentin jam në Britani dhe thuajse prej një viti e gjysmë kam aplikuar për letra azilante dhe më janë miratuar fatmirësisht dhe me leje pune.

Ola: Si kanë qenë këto 10 ditë në kamp?

Marjo: Kemi qenë në një ‘burg modern” dhe kanë qenë ditë shumë të vështira. Për të ardhmen mendoj që mund të rikthehem në Shqipëri, por ende nuk e kam vendosur. Doja t’ju thoja të rinjve të vendit tonë të mos e mendojnë ikjen nga Shqipëria si rrugë të parë, pasi nuk është ashtu siç na kanë premtuar.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco