Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, dy të arrestuar në Tiranë

Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, dy të arrestuar në Tiranë

11:59, 15/12/2023
A+ Aa A-

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trading” janë arrestuar në flagrancë dy persona 33 –vjeçari S. B., dhe 25-vjeçari M. B, administratorë të një subjekti call center në Rrugën e Barrikadave, në Tiranë.

Sipas asaj që njofton policia dy të rinjtë akuzohen se mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 të tjerë (operatorë).

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 njësi kompjuterike, një USB, dhe celularë.

“Si rezultat i këtij operacion u arrestuan në flagrancë shtetasit S. B., 33 vjeç, M. B., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas të tjerë.

Shtetasit S. B. dhe M. B. kishin në administrim një call center në Rrugën e Barrikadave, në të cilin ishin të punësuar 7 operatorë, të cilët, së bashku me administratorët, telefononin shtetas të huaj, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex”, thuhet në njoftimin e policisë.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco