Aksident në Shkodër/ Makina del nga rruga, plagoset pasagjerja 72-vjeçare

Aksident në Shkodër/ Makina del nga rruga, plagoset pasagjerja 72-vjeçare

10:42, 15/12/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në Shkodër. Drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin dhe më pas ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 72-vjeçarja, pasagjere në automjet.

“D. Gj., 64 vjeçe, banues në Fushë Arrëz, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka dëmtuar sinjalistikën rrugore. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasja K. B., 72 vjeçe, pasagjere në automjet”, thuhet në njoftim.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco