Trafik droge Shqipëri-Greqi, kapen në Selanik 54 kg marijuanë të fshehur në bidona

Trafik droge Shqipëri-Greqi, kapen në Selanik 54 kg marijuanë të fshehur në bidona

10:37, 15/12/2023
A+ Aa A-

Një mënyrë të vecantë kanë zgjedhur kësaj rradhe trafikantët për të transportuar një sasi të madhe droge nga Shqipëria drejt Greqisë. Operacioni është zhvilluar nga policia e Selanikut në zonën e Diavaton, në një parking furgonësh. Policia greke ka ushtruar kontroll në një automjet, ku brenda tij ka gjetur 4 bidona plastikë që përmbanin 20 pako me 20 kg 497 gram marijuanë, ndërsa në një furgon ka gjetur dhe sekuestruar 7 bidona plastikë që përmbanin 32 pako me 33 kg 690 gram marijuanë.

Në pranga ra drejtuesi i automjetit 49 vjeç dhe drejtuesi i furgonit 58 vjec, të dy shqiptarë. Policia greke ushtroi kontroll në banesën e 49 vjeçarit në zonën e Sikeon, ku u gjetën dhe sekuestruan rreth 259 gram kokainë, 2350 euro, 8 celularë, 1 motocikletë, 143 gram lëndë e papërcaktuar ende, 3 peshore elektronike dhe 15 paketime faramceutike etj.

Nga hetimet rezulton se 58 vjecari kishte rolin e trafikimit të drogës nga Shqipëria më Greqi ndërsa 49 vjeçari kishte rolin e marrësit, magazinimit dhe shpërndarjes së drogës në Greqi.

Nga verifikimi rezulton se 58 vjecari shqiptar rezulton person në kërkim në Greqi, i dënuar me 5 vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë për çështje droge.

Prej fillimi te vitit policia greke ka sekuestruar rreth 1.4 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco