Çfarë ndodhi mbrëmë në Pezë? Dyshohet për hajdutë që u pikasën nga banorët, policia gjen drogë dhe 1 automatik

Çfarë ndodhi mbrëmë në Pezë? Dyshohet për hajdutë që u pikasën nga banorët, policia gjen drogë dhe 1 automatik

08:24, 15/12/2023
A+ Aa A-

Një alarm është ngritur mbrëmjen e djshme në fshatin Menik në Pezë Helmes Tiranë. Mësohet se kanë qenë banorët e zonës ata që kanë telefonuar policinë të shqetësuar pas lëvizjes së disa personave të dyshimtë.

Këta persona besohet se ishin hajdutë që po lëviznin në zonë, ndërsa ka dyshime se ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen verifikimet e mëtejshme.Su rezultat i kontrolleve, mësohet se policia ka gjetur të fshehur një sasi lënde narkotike, kanabis dhe një automatik model kallashnikov.Ndërkaq ende nuk ka një informacion zyrtar nga ana e policisë së kryeqytetit për këtë ngjarje që tronditi jo pak banorët mesnatën e së enjtes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco