Furtunë në Kukës/ Reshjet e dëborës sjellin vështirësi në disa akse

Furtunë në Kukës/ Reshjet e dëborës sjellin vështirësi në disa akse

20:45, 14/12/2023
A+ Aa A-

Qarku i Kukësit këtë mbrëmje është përfshirë nga reshje të dendura shiu në zonat e ulëta dhe borë në zonat mbi 800 m mbi nivelin e detit.

Reshjet po shoqërohen me erëra të forta të cilat në orët në vijim mund të sjellin edhe problematika ne furnizimin me energji elektrike ne zonat malore.

Si pasojë e reshjeve ka rënie gurësh dhe bllokim turbinash në akset nacionale, ndërsa në akset turistike Kukës-Shishtavec dhe Bajram Curri-Valbonë ka reshje bore.

Në rrugën e Kombit nga Morina deri tek Tuneli i Kalimashit lëvizja e mjeteve bëhet pa probleme dhe lëvizja bëhet me praninë e rënies së reshjeve te shiut ndaj duhet kujdes nga përdoruesit e rrugës.

Në një njoftim të fundit kompania e mirëmbajtjes se rrugës se kombit ju bën thirrjeve drejtueseve të mjeteve që gjatë udhëtimit të kenë me vete pajisjet dhe gomat pasi nesër pritet që rruga e kombit të përfshihet nga reshjet e borës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco