Tentativa për vrasje në 'Don Bosko', zbulohen detaje të reja, autori pasi qëlloi nuk u largua por filloi të...

Tentativa për vrasje në 'Don Bosko', zbulohen detaje të reja, autori pasi qëlloi nuk u largua por filloi të...

19:38, 14/12/2023
A+ Aa A-
Detaje të reja nga atentati i sotëm në “Don Bosko”. Policia ka identifikuar autorin, i cili banon në zonën e “Don Boskos” dhe e ka banesën vetëm 50 metra nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu mësohet se autori kishte vetëm 7 muaj që kishte dalë nga burgu.

Sakaq, kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin që pas ngjarjes nuk largohet, por komunikon në telefon i revoltuar dhe me armën në dorë.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e autorit, por ka dyshime që ai është larguar nga zona. Ndërkohë 42-vjeçari Rudolf Zefi dhe vëllai i tij me origjinë nga Puka vijojnë të deklarojnë se nuk kanë konflikte dhe nuk janë persona me precendent penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco