SYRI TV/ Zjarri shkrumbon banesën, humb jetën i moshuari në Lushnjë

14:51, 14/12/2023
A+ Aa A-

Një banesë është shkrumbuar e gjitha në fshatin Bubullimë të Lushnjes duke lënë kryefamiljarin të vdekur dhe bashkëshortja e tij ka shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, dhe dyshohet së shkak është bërë soba e druve që përdorte çifti i moshuar për tu ngrohur.

Syri tv

Zjarri që ka përfshirë banesën e familjes Koci në fshatin Bubullimë të Lushnjës ka lënë të vdekur kryefamiljarin Koli Koçi, ndërsa bashkëshortja e tij Kristina ka arritur të shpëtojë. Sipas fqinjëve mësohet se zjarri ka rënë në orën 3 të mëngjesit dhe banesa ka marrë flake menjëherë për shkak se ishte e vjetër dhe çatia është rrezuar duke zënë poshtë 82 vjeçarin i cili ka humbur jetën. Më pas zjarrfikësit kane ardhur dhe kane shuar zjarrin, dhe kanë nxjerr bashkëshorten e viktimës e cila është jashtë rrezikut për jetën

Edhe shefi i Zjarrfikësve në Lushnje Xhezmi Metushi se kur zjarrfikësit kanë mbërritur shtëpia ishte pothuajse e djegur dhe nuk kanë mundur që të shpëtohet i moshuari. Ndërsa dyshohet se shkak për zjarrin të jetë bërë soba e druve që përdorte çifti i të moshuarve.

Javët e fundit për shkak të sobës së druve kanë rënë zjarre në qytete të ndryshme të vendit duke djegur banesa, por nuk janë regjistruar viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco