Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

Theu masën e sigurisë 'arrest shtëpie', kapet në flagrancë 41-vjeçari në Vlorë

Theu masën e sigurisë 'arrest shtëpie', kapet në flagrancë 41-vjeçari në Vlorë

13:38, 14/12/2023
A+ Aa A-

Një 41 vjeçar u kap në flagrancë pasi theu masën e arrestit në shtëpi. Një person ka denoncuar në polici se nëna e tij e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor është larguar nga shtëpia.

Në fshatin Novosel është regjistruar një aksident ku automjeti i drejtuar nga një 39 vjeçar ka përplasur një motomjet duke plagousur një 50 vjeçar. 

Njoftimi i policisë Vlorë:

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masë e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Më datë 13.12.2023, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasi K. V. se më datë 12.12.2023, është larguar nga banesa, nëna e tij, shtetasja R. V., 51 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
- - -

Rreth orës 12:40, në fshatin Novosel, një automjet me drejtues shtetasin A. Ll., 39 vjeç, është përplasur me një motomjet, me drejtues shtetasin A. S., rreth 50 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco