Gjendet i pajetë 50 vjeçari poshtë urës së Lanës

Gjendet i pajetë 50 vjeçari poshtë urës së Lanës

10:11, 14/12/2023
A+ Aa A-

Një trup i pajetë është gjetur në zonën e Brrylit, poshtë urës së Lanës.

Burime nga komisariati numër 1 bëjnë me dije se gysma e trupit është gjetur në ujë dhe koka jashtë. Viktimës i është gjetur një kartë identiteti me vete, me origjinë nga Prrenjasi, rreth 50 vjeç.

Nga hetimet paraprake nuk ka shenja dhune, dyshohet se mund të ketë vdekur nga mbidoza. Është dërguar në morg për ekspertizë të mëtejshme për përcaktimin e saktë të shkaqeve.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak 

Më datë 14.12.2023, rreth orës 09:00, te Brryli, në lumin Lana, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë pa shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco