Gazment Nebiu i shkruan gjykatës: Më rigjykoni, s’kam pasur dijeni për dënimin me 25 vite burgim që kam marrë

Gazment Nebiu i shkruan gjykatës: Më rigjykoni, s’kam pasur dijeni për dënimin me 25 vite burgim që kam marrë

12:17, 10/12/2023
A+ Aa A-

Gazment Nebiu, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Vlorë gjatë periudhës 1997-2000 dhe anëtar kryesor i bandës së armatosur të “Gaxhait”, ka thyer heshjen e arratisë së tij, duke depozituar një kërkesë në sekretarinë e Gjykatës së Lartë.

Përmes kësaj kërkese të firmosur nga vetë Nebiu, i dënuari me 25 vite burgim dhe një ndër njerëzit më të kërkuar të Drejtësisë Shqiptare, kërkon nga Gjykata e Lartë, ti rihapë çështjen penale ku ai rezulton të jetë dënuar në mungesë.

Prej shumë vite Policia e Shtetit e kërkon Nebiun si njeriun që qëndron në Top-Listën e personave që duhet të arrestohet.

Por në kërkesën drejtuar Gjykatës të firmosur nga vetë Nebiu thuhet se:
”...unë, i dënuari Gazmend Nebiu, nuk kam pasur asnjë dijeni në lidhje me vendimmarrjet e Gjykatës së Krimeve të Rënda deri në datën 20 prill 2022, datë në të cilën jam vënë në dijeni nga familjarë të mi.

Nëpërmjet kësaj kërkese të paraqitur kërkoj rishikimin e vendimeve penale të dhëna në ngarkimin tim si dhe pezullimin e vënies në ekzekutim të tyre...”.

“Ora News” mëson se kërkesa e Gazment Nebiut është rregjistruar në Gjykatën e Lartë në 6 dhjetor 2023 dhe pritet që çështja të shqyrtohet nga relatori i dosjes Medi Bici.

Nebiu ka qenë pjesëtar i bandës së armatosur e njohur si “Banda e Kakamit” dhe për këtë arsye Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Krijimi i bandës së armatosur”, “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur”, “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” dhe “Armëmbajtja pa leje, në kuadrin e bandës së armatosur”.

Nebiu, ndodhet në Top-Listën e personave më të kërkuar nga Policia e Shtetit, pasi 1 vit më parë emri i tij ndodhej mes tre personazheve më të kërkuar si Dritan Rexhepi dhe Bledar Mneri./Oranews/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco