Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

‘Hapeni rrugën!’, si nisi sherri në lokal në Korçë që çoi në plagosjen e 2 personave, dyshohet se…

‘Hapeni rrugën!’, si nisi sherri në lokal në Korçë që çoi në plagosjen e 2 personave, dyshohet se…

10:59, 10/12/2023
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me sherrin që përfundoi në plagosjen e dy personave në Korçë. Burime për BalkanWeb bënë me dije se personat e përfshirë në konflikt sipas burimeve nga policia kanë qenë në gjendje të dehur.

Njëri prej personave ka debatuar me palën tjetër teksa ishin duke dalë nga lokali dhe në gjendje të dehur kërkonte që t’i hapnin rrugën. Kaq ka mjaftuar që të fillonin një konflikt, i cili degradoi në përdorimin e armës dhe mjeteve të tjera të forta.

Nga ky konflikt mbetën të plagosur dy persona, Igli Hoti dhe Artan Qeshori, të cilët aktualisht janë duke marrë mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco