VIDEO/ Grabitja e dështuar, policia: Tre autorët qëlluan me armë ndaj efektivëve, RENEA në aksion

20:46, 09/12/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen e dështuar të ndodhur në fshatin Prush, në periferi të Tiranës.

Burimet zyrtare thanë se, tre autorët pasi dështuan në grabitje kanë qëlluar me armë ndaj policisë, që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes.

Policia, forcat RENEA janë vënë në ndjekje të grabitësve.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre. Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre.

Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco