KAFE SHQETO/ Policia TV? Gazetari: Lajm i keq për gazetarinë e pavarur!

10:45, 07/12/2023
A+ Aa A-

Vitin tjetër, 2024, do të shpenzohen para publike për krijimin e TV Policia.

Lapsi.al ka parë një dokument konfidencial të ministrisë së brendshme ku dokumenton nevojën për hapjen e televizionit TV Policia.

“Nisur nga dinamika e ngjarjeve dhe zhvillimeve në Policinë e Shtetit, si dhe për përmbushjen e pritshmërive të publikut e objektivave të Policisë, është e domosdoshme riorganizimi dhe shtimi i personelit në Sektorin e Komunikimit me Median dhe Publikun, dukë e shndërruar këtë sektor në një redaksi të mirëfilltë ku të funksionojë si “Policia TV”, thuhet në dokumentin që ka parë Lapsi.al

Dhe për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, gazetari i Oranews, Isa Myzyraj.

Myzyraj u shpreh ndër të tjera se hapja e këtij televizioni  është një lajm i keq pasi do të dëmtoj lirinë e shtypit dhe të medias në Shqipëri.

Myzyraj: Për mua personalisht mendoj se dhe për lirinë shtypit dhe medias në Shqipëri është një lajm i keq, lajmi i kolegëve të Lapsit të cilët shprehen se kanë parë një draft për të krijuar Policia televizion. Unë mendoj se është në vazhdën e të gjithë përpjekjeve të qeverisë dhe organeve të larta shtetërore për ta centralizuar informacionin dhe për ta bërë dhe më të paarritshëm tani më informacionin për gazetarët dhe sigurisht për të shtuar në një tjetër nivel propagandën e institucioneve. Unë realisht nuk arrij dot ta kuptoj pse pikërisht Policia e Shtetit duhet të ketë një televizon privat në formën e një redaksie. Ne kemi parë që kur zoti Taulant Balla ka ardhur në krye të ministrisë së brendshme niveli i propagandës ka qenë për tu pasur zili me thënë të drejtën. 

Moderatori Flavio Qarri: Meqë e përmende zoti Balla ka bërë dy gjëra që ditën e parë: është rikthyer në një vendngjarje krimi siç është Fushë-Kruja për të dhe sigurisht  dhe për një polic si Emiliano Nuhu dhe për përplasjen e tij me Rrahjat më pas Rrahjat vazhduan ashtu siç vazhduan dhe vendimi i dytë që ka marrë ka qenë çmontimi i drejtorisë së Krimit Kibernetik dhe zëvëndësimin e oficerëve të trajnuar  dhe me grada me njerëz o të dënuar, o nga AKSHI, ose të dënuar nga AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.)

Myzyraj: Whatupp-et e gazetarëve janë të bombarduar nga takimet, nga postimet e ministrit të brendshëm Taulant Balla ndonjëherë çuditërisht edhe para reagimit zyrtar të Policisë të Shtetit. Pra ne kemi para që më para reagon Ministri i Brendshëm për një ngjarje sesa reagon Policia e Shtetit dhe janë ngjarje që unë nuk e kuptoj se si një Ministër i Brendshëm mund t’ja lejojë vetes për të reaguar, sepse disa ngjarje janë dhe krejt banale. Dhe sigurisht hapja e një televizioni në formën e një redaksie unë mendoj që do ta dëmtoj shumë informacionin dhe gazetarinë e pavarur pasi sigurisht të gjitha materialet do të përgatiten nga ajo zyrë dhe ato do të transmetohen vetëm atë që iu intereson atyre padyshim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco