Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Përshtati banesën si bazë furnizimi për grupet kriminale në Fushë Kuqe, dëshmia e 40-vjeçarit: I shisja prej vitesh

Përshtati banesën si bazë furnizimi për grupet kriminale në Fushë Kuqe, dëshmia e 40-vjeçarit: I shisja prej vitesh

12:58, 06/12/2023
A+ Aa A-

Pronari i shtëpisë e cila ishte kthyer në bazë furnizimi me mjete për grupet kriminale me qëllim kryerjen e krimeve, ka pranuar posedimin nga ana e tij të sendeve të gjetura brenda banesës në fshatin Gurez të Njësisë Administrative Fushë Kuqe në Kurbin.

Në dëshminë e dhënë në polici pas arrestimit, 40-vjeçari Aleks Lulashit është shprehur se prej shumë vitesh blinte dhe shiste sende të ndryshme, por duke mohuar të ketë lidhe me grupe kriminale.

Po ashtu burime bëjnë me dije se shtëpia ka qenë e braktisur ndërsa bashkëshortja e tij jetonte në një vend tjetër.

Ditën e  djeshme gjatë kontrolleve në brendësi dhe përreth banesës së vjetër në pronësi të Aleks Lulashit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet tip “Mazda” i dëmtuar; 5 motomjete me fuqi të lartë motorike të dyshuara të vjedhura;  4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të cilat dyshohet se janë vjedhur në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë; 400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës e gatshme për shpërthim: kapuça si maska, doreza dhe skafandra motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin grupeve kriminale gjatë kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.

Sipas policisë, mbi 40-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Trafikim i mjeteve motorike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Fushë Kuqja është kthyer në bazë të disa grupeve kriminale në vend, ndërsa kujtojmë se në gusht të këtij viti policia goditi një grup kriminal që trafikonte kokainë dhe heroinë nëpërmjet detit. Gjatë këtij operacioni gjashtë persona ranë në pranga, ndërsa u bllokuan katër gomone.

Ndërsa në dhjetor të 2022-shit gjatë kontrolleve të befasishme në banesën e Ervis Martinajt dhe të familjarëve të tij në Fushë Kuqe nga FNSH-ja dhe RENEA, u gjetën të fshehura në koshered e bletëve armë, uniforma policie, radio policie dhe predha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco