Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ 'Misteri' i dëshmitarëve kundër Belerit, 'të zhdukur' e të pandehur

12:26, 06/12/2023
A+ Aa A-

Dëshmitarët ne proceset ndaj kreut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, rezultojnë persona të arratisur si dhe të pandehur. Për njërin prej tyre, shtetasin Abdyl Rama, as SPAK, as Policia e Shtetit dhe kësisoj as Gjykata e Posaçme nuk e dinë vendndodhjen e tij, ndërsa është në hetim nga Prokuroria e Tiranës për moskallëzim krimi. Edhe vëllai i tij, Arsen Rama akuzohet se është përdorur nga policia kundrejt pagesës, për t’i ngritur kurth Fredi Belerit

SYRI TV

Në seancën për kreun e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në fazën e pyetjes së dëshmitarëve, rezultoi se njëri prej këtyre të fundit të jetë “zhdukur”.

 Vendndodhjen e tij, për 3 seanca me radhë që u shtynë për shkak të mosgjetjes së Abdyl Ramës, nuk e di as SPAK, as Policia e Shtetit dhe kësisoj as Gjykata e Posaçme. Togat e zeza vendosën të martën të lexoheshin thëniet e Abdyl Ramës nga prokurorët e çështjes, bërë në dy data të ndryshme pas arrestimit të Fredi Belerit.

Avokatët e këtij të fundit hodhën akuza të rënda, duke pretenduar jo vetëm që sipas tyre vëllezërit Abdyl e Arsen Rama janë bashkëpunëtorë të policisë, por edhe persona me precedentë penalë. Sipas avokatëve, ndryshe nga sa u tha në gjykatë se sistemi TIMS provonte që më 22 korrik Abdyli kishte dalë nga Shqipëria në adresë të papërcaktuar, ai ndodhet në Shqipëri. Madje avokati Geri Gjyzeri tha se Abdyl Rama, është i kallëzuar prej mbrojtësve të Belerit për kallëzim të rremë, dhe nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për moskallëzim krimi.

Deklaratën e provon ky vendim që bën të ditur njëherësh se më datën 19 dhjetor, ai ka një seancë gjyqësore në Gjykatën e Tiranës pasi akuzohet për “moskallëzim krimi”. Prokuroria e kryeqytetit thotë se Rama ka përgjegjësi penale pasi nuk ka treguar, duke qenë në dijeni, se i pandehuri Brendon Haxhiu ishte në masën e arrestit në shtëpi, ndërsa dëshmitari Abdyl Rama shoqërohej me të, i evidentuar ky fakt në disa episode.

Kujtojmë se edhe për të infiltruarin Arsen Rama pati pretendime nga mbrojtja e Belerit se ka precedent e madje se ishte paguar për skenarin që u tentua.

Ai ishte paraqitur me vullnet të lirë në 8 maj, 6 ditë para zgjedhjeve vendore, në Policinë e Vlorës duke dhënë informacione se në Himarë disa persona po blejnë vota me shuma nga 50-200 euro. Më pas ai ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke iu vendosur në trup pajisje përgjimi dhe audio, duke ngritur dyshime se vetë policia ngriti kurth për Fredi Belerin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco