Rreth 30-mijë shqiptarë kanë shkuar në Britaninë e Madhe nëpërmjet Kanali i La Manshit gjatë vitit 2023

Rreth 30-mijë shqiptarë kanë shkuar në Britaninë e Madhe nëpërmjet Kanali i La Manshit gjatë vitit 2023

20:32, 05/12/2023
A+ Aa A-

Shifrat tregojnë sa shqiptarë kanë kaluar me gomone.

 

Më shumë se 29,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin e La Manshit me mjete të vogla lundruese deri më tani këtë vit, shkruan Daily Mail që thekson se kjo është shifra e dytë më e lartë vjetore. Sipas tabloidit britanik një total prej 29,090 njerëz kanë bërë udhëtimin e rrezikshëm në 585 gomone, mesatarisht 50 njerëz të grumbulluar në secilën anije të vogël.

Image

Shifrat e bërë publike sot tregojnë se shtetasit turq tashme përbëjnë më shumë se një në 10 emigrantë që shkojnë në Britani, ndërsa shqiptarët përfaqësojnë 3% krahasuar me gati një të tretën vitin e kaluar.

Afganët përbëjnë grupin më të madh të të ardhurve nga 1 janari deri më 29 nëntor 2023 – 20% e totalit – e njëjta përqindje si për të gjithë vitin 2022. Grupi tjetër më i madh janë iranianët me 12%, pak më pak nga 13% e vitit të fundit.

Image

Shifrat u shfaqën sot ndërsa James Cleverly nënshkroi një traktat të ri me Ruandën  në një përpjekje për të ringjallur një skemë për të dëbuar emigrantët e Kanalit në vendin e Afrikës Lindore.

Image

"Shqiptarët përfaqësojnë 3% të shifrës së këtij viti, krahasuar me 28% vitin e kaluar, sipas të dhënave provizore. Por përqindja e atyre që janë turq është rritur nga 2% në 2022 në 11% deri më tani këtë vit", shkruan ndër të tjera Daily Mail.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco