'E ekzekutuan pa kërkuar ende paratë', analisti: Misteri i vrasjes së 14-vjeçares

'E ekzekutuan pa kërkuar ende paratë', analisti: Misteri i vrasjes së 14-vjeçares

17:59, 05/12/2023
A+ Aa A-

Analisti Xhelal Neziri, ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania ku foli për ngjarjen e cila tronditi Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për ngjarjen ku u rrëmbye e më pas u vra vajza 14-vjeçare, e gjithashtu u vra pasi u grabit nga të njëjtët persona, i moshuari 74-vjeçar.

Sipas Nezirit vrasja e 14-vjeçares është një mister, pasi nuk ka një shpjegim logjik se përse rrëmbyesit e vranë pa kërkuar ende shumën e parave, për të cilën e kanë rrëmbyer. Gjithashtu ai tha se babai i vajzës, ka mohuar të ketë pjesë në gjithë këtë ngjarje.

“Të tre dëshmitarët thanë se ishte babai i vajzës, i cili është i divorcuar nga nëna e vajzës, ai që ka qenë pjesë e një tentimi për të zhvatur nënën e vajzës, e cila vetëm disa ditë më parë kishte shitur një apartament në Shkup dhe qëllimi i tyre ishte që nëpërmjet këtij rrëmbimi të detyrojë të paguaj atë shumë parash.

“Por ky është versioni zyrtar, por nuk qartëson deri në fund motivin e vrasjes së vajzës. Nuk ka ndonjë shpjegim logjik se përse është marrë gjithë ky aksion që ka rezultuar në vrasjen e vajzës. Është i palogjikshëm sepse rrëmbimi ka ndodhur në orën 8:00 ndërsa vrasja në orën 10:00 të së njëjtës ditë. Nuk është kërkuar as shuma e parave për lirimin e saj. Të dyshuarit kanë thënë se e kanë vrarë vajzën kur u doli situata nga kontrolli, pasi nëna e vajzës ka publikuar në rrjetet sociale, se vajza nuk ishte në shkollë dhe kishte humbur.

Por Vajza është vrarë para publikimit nga ana e nenës, i cili ka ndodhur në orën 12:00. nuk ka ndonjë informacion zyrtar. Dyshohet se kur është rrëmbyer vajza nga dalja e shtëpisë së saj është futur në një thes që përdoret për fjetje në kamping, dyshohet se ajo s’ka mundur të marrë frymë, ndaj kur kanë mbërritur në vendin ku mendonin se do e mbanin peng, ajo mund të ketë qenë e vdekur”,-tha analisti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco