Dhuna gjatë dhe pas derbit Tirana – Partizani, policia reagon sërish: Procedohen edhe 8 shtetas të tjerë

Dhuna gjatë dhe pas derbit Tirana – Partizani, policia reagon sërish: Procedohen edhe 8 shtetas të tjerë

14:39, 05/12/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjet e dhunshme të ndodhura gjatë dhe pas derbit , Tirana – Partizani që u zhvillua më datë 3 dhjetor në stadiumin “Air Albania”.

 Fillimisht në lidhje me këtë çështje ranë në pranga katër persona, 3 të terë u proceduan në gjendje të lirë dhe dy u shpallën në kërkim.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me ndeshjen mes ekipeve Tirana dhe Partizani, të zhvilluar më datë 03.12.2023, në stadiumin “Air Albania”, sqarojmë se në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, janë identifikuar dhe shoqëruar shtetas të tjerë që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme.

Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 21 vjeç, E. D., 19 vjeç, G. S., 19 vjeç, L. B., 20 vjeç, E. Q., 19 vjeç, G. H., 35 vjeç, D. I., 36 vjeç dhe A. Sh., 36 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të ndodhura gjatë këtij aktivitetit sportiv dhe për identifikimin e shtetasve përgjegjës.

Policia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e Federatës, klubeve sportive, tifozërive dhe pavarësisht nga incidentet e ndodhura, është e vendosur të marrë masa dhe të garantojë rendin dhe sigurinë, për çdo aktivitet sportiv, si dhe të ndëshkojë çdo paligjshmëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco