Makina del nga rruga dhe përmbyset në Sarandë, plagoset 23-vjeçari

Makina del nga rruga dhe përmbyset në Sarandë, plagoset 23-vjeçari

11:08, 05/12/2023
A+ Aa A-

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Sarandë – Delvinë, tek vendi i quajtur ish-pularia në Shijan.

Automjeti Hyndai me targë TR8603T me drejtues shtetasin D. Sinaj 23 vjeç nga Tirana, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për rrjedhojë vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime  të lehta dhe merr mjekimin në urgjencën e Sarandës.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës ndodhen në vendngjarje dhe po kryhen  veprimet për të përcaktuar shkakun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco