Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

EMRAT/ ‘Na dërgo 50 mijë euro’- Kërkuan para në emër të biznesmenes Vilma Nushi, arrestohet edhe mashtrues i tretë

EMRAT/ ‘Na dërgo 50 mijë euro’- Kërkuan para në emër të biznesmenes Vilma Nushi, arrestohet edhe mashtrues i tretë

11:54, 01/12/2023
A+ Aa A-

Policia ka vendosur në pranga një 29-vjeçar, i cili dyshohet se së bashku me dy persona të tjerë të cilët janë arrestuar, morën para përmes mashtrimit në emër të biznesmenes Vilma Nushi.

I riu Kristian Lukaj, banues në Shkodër, akuzohet se ka bashkëpunuar me shtetasit Alban Gjoni dhe Rudor Balla, si edhe me Florian Gjergjin, i cili është në kërkim, duke i marrë 50.000 euro një punonjëse (drejtoreshe ne kompanine marketing & distribution) nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik, ( si Vilma Nushi ).

Ndërkohë në operacionin e parë të policisë janë sekuestruar 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet.

Dyshoher se ata i kanë shkruar disa mesazhe drejtoreshës së biznesmenes, duke u hequr si Vilma Nushi, ku i kërkonin që kësaj të fundit t’i dërgonte në një hotel të njohur shumën prej 50 mijë eurosh.

Pas disa minutash, personat në fjalë i kanë dërguar sërish mesazh drejtoreshës së Nushit, ku sqaronin se nuk do të ishte kjo e fundit që do të merrte paratë, por dikush tjetër. Pasi ka kryer porosinë, drejtoresha ka marrë në telefon Nushin dhe i ka dhënë se kishte dorëzuar porosinë. Fill pas zbulimit të mashtrimit, biznesmenia ka denoncuar rastin në polici.

Sipas policisë pas kësaj skeme mashtrimi, ku thuhet se personat e arrestuar kërkuan 50 mijë euro, fshihet i shumëkërkuari Florian Gjergji. Ky i fundit është përmendur dhe akuzat edhe për raste të tjera të gjobëvënieve përmes mashtrimeve ndaj biznesmenëve.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Repeat”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në DVP Tiranë.

Vihet në pranga një 29-vjeçar, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me 3 shtetas të tjerë (2 të arrestuar gjatë operacionit, 1 në kërkim), për t’i marrë një shumë parash një shtetasi, me anë të mashtrimit.

Sekuestrohet 1 celular.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Repeat”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit K. L., 29 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit A. Gj. dhe R. B. (të arrestuar) dhe me shtetasin F. L. (në kërkim), për t’i marrë shumën 50 000 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco